Shëndet & Aksidente
Pse është i rëndësishëm sigurimi shëndetësor dhe ai nga aksidentet?
Ndryshimet shëndetësore dhe situatat e paparashikuara nuk paralajmërojnë. Një sëmundje e papritur apo një aksident mund të sjellin sfida jo vetëm fizike dhe emocionale, por edhe financiare. Sigurimi shëndetor dhe ai nga aksidentet ju ofron mbështetjen e nevojshme pikërisht në momentet kur keni më shumë nevojë për siguri.
Ai garanton mbulim financiar për trajtime, vizita dhe diagnostikime mjekësore, mbrojtje në rast sëmundjeje, aksidenti apo shtrimi spitalor, si edhe qetësi mendore për ju dhe familjen tuaj, duke shmangur barrën ekonomike në situata të vështira. Një zgjidhje e mençur për këdo që kërkon kujdes të plotë, siguri afatgjatë dhe mbrojtje reale për veten dhe njerëzit më të dashur.
Kontaktoni me ne
Na kontaktoni për të folur me një ekspert të fushës së riskut, për të mësuar më shumë rreth një zgjidhjeje specifike ose për të paraqitur një kërkesë për ofertë.

Produktet
Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim
Udhëtoni i qetë, kudo që shkoni. Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim ju ofron mbrojtje të menjëhershme në rast emergjencash mjekësore gjatë udhëtimeve për punë, turizëm apo shkollim, brenda dhe jashtë vendit.
Sigurimi i Shëndetit Privat
Sigurimi i Shëndetit Privat ju garanton kujdes shëndetësor të strukturuar dhe mbrojtje financiare në rast sëmundjeje apo nevoje për trajtim mjekësor. Me paketa të personalizuara për individë dhe familje, ky sigurim ofron siguri, akses dhe qetësi në çdo moment.
Sigurimi nga Aksidentet
Sigurimi nga Aksidentet ofron mbrojtje financiare në rast pasojash të shkaktuara nga aksidente të papritura, duke garantuar siguri për ju dhe familjen tuaj në situata të vështira.
Paketa Teleshëndet
Teleshëndet është një shërbim inovativ që ofron akses të menjëhershëm në kujdes shëndetësor, kudo dhe në çdo kohë, përmes teknologjisë digjitale.
Sigurimi Jetë Plus Përkujdesje
Sigurimi Jetë Plus Përkujdesje ofron mbrojtje financiare dhe kujdes shëndetësor të specializuar në rast diagnostikimi me sëmundje kritike, duke garantuar trajtim cilësor dhe qetësi në momentet më të rëndësishme.
Sigurimi Jetë Plus Cash
Sigurimi Jetë Plus Cash ofron mbështetje financiare të menjëhershme në rast diagnostikimi me tumor malinj, duke ju ndihmuar të përballoni kostot e trajtimit dhe nevojat shoqëruese, pa stres financiar.
