Sigurimet e Mjeteve lundruese
Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Mjeteve Lundruese?
Sigurimi i Mjeteve Lundruese mbulon anijet, jahte, barka dhe skafe ndaj dëmtimeve aksidentale dhe rreziqeve natyrore. Ai siguron gjithashtu mbrojtje nga përgjegjësia ndaj palëve të treta për dëmtime trupore ose pasurore. Ky sigurim ofron qetësi dhe mbrojtje financiare, duke garantuar përdorimin e sigurt dhe mbrojtjen e investimit tuaj.
Kontaktoni me ne
Na kontaktoni për të folur me një ekspert të fushës së riskut, për të mësuar më shumë rreth një zgjidhjeje specifike ose për të paraqitur një kërkesë për ofertë.

Produktet
Sigurimi i Mjeteve të Vogla Lundruese
Ky sigurim mbulon përgjegjësinë ndaj palëve të treta për skafe, jahte të vogla, motobarka dhe mjete të ngjashme, duke ofruar mbrojtje financiare dhe siguri ligjore. Ai garanton që pronarët të jenë të mbrojtur nga dëmtimet trupore ose pasurore që mund t’u shkaktohen të tjerëve gjatë përdorimit të mjeteve. Sigurimi mbulon gjithë periudhën e përdorimit, duke ofruar qetësi dhe përdorim të sigurt. Me këtë mbulim, pronarët mund të shijojnë lundrimin pa shqetësime për rreziqet e mundshme ndaj palëve të treta dhe të investuarit e tyre
Sigurimi i Mallit në Transport
Ky sigurim mbulon të gjitha rreziqet gjatë transportit tokësor, ajror dhe detar, duke garantuar që mallrat të arrijnë destinacionin e tyre në mënyrë të sigurt. Ai ofron mbrojtje financiare dhe qetësi për bizneset dhe individët, duke minimizuar humbjet dhe rreziqet gjatë gjithë udhëtimit. Me këtë sigurim, mallrat tuaja janë të mbrojtura nga dëmtimet, humbjet ose vonesat që mund të ndodhin gjatë transportit, duke siguruar stabilitet dhe besueshmëri në zinxhirin e furnizimit.
Sigurimi i Përgjegjësisë së Transportuesit (CMR)
Ky sigurim mbulon përgjegjësinë ligjore të transportuesit për humbje, dëmtime ose shkatërrime të mallrave gjatë transportit tokësor, duke përfshirë kontenierët dhe mjetet nën kujdesin e tij. Ai garanton mbrojtje financiare dhe qetësi gjatë gjithë rrugës, sipas kushteve të Konventës Ndërkombëtare për Transportin e Mallrave me Rrugë Tokësore (CMR) dhe ligjeve shqiptare. Sigurimi mbulon dëmtime aksidentale, zjarr, humbje apo shkatërrim të mallrave dhe kontenierëve, duke siguruar që transportuesi të jetë i mbrojtur nga pasojat e papritura gjatë operacioneve të tij.
