Sigurimi i Pasurisë

Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Pronës?

Sigurimi i Pronës është një element kyç i sigurisë financiare, si për individët ashtu edhe për bizneset. Ai garanton mbrojtje ndaj rreziqeve të paparashikuara si zjarri, përmbytjet, vjedhja apo dëmtime të tjera, duke minimizuar humbjet financiare dhe duke siguruar vazhdimësinë e aktivitetit tuaj. Me zgjidhjet e duhura të sigurimit, investimi juaj mbetet i mbrojtur në çdo situatë.

Kontaktoni me ne

Mëso më shumë

Produktet

Sigurimi i Shtëpisë

Sigurimi i shtëpisë ju ofron mbrojtje ndaj rreziqeve të paparashikuara si zjarri, eksplozioni, rrufeja apo katastrofat natyrore, duke ruajtur investimin tuaj më të vlefshëm, shtëpinë, apartamentin dhe zotërimet personale brenda saj. Ai mbulon jo vetëm strukturën e ndërtimit, por edhe pasuritë tuaja personale dhe, me opsione shtesë, edhe përgjegjësinë ndaj palëve të treta. Me asistencë 24/7 dhe mbështetje në çdo emergjencë, kjo polisë ju siguron qetësi të plotë dhe ndihmë të shpejtë kur ju nevojitet më shumë.

Sigurimi i Përgjegjësive

Sigurimi i përgjegjësive është një mjet i rëndësishëm mbrojtës për individët dhe bizneset, i krijuar për t’ju mbështetur financiarisht dhe ligjërisht në rastet kur dëmtoni palë të treta, qofshin ato personave, pronës apo interesave të tyre. Ai siguron mbulimin e humbjeve, kostove dhe shpenzimeve që mund të lindin si pasojë e pretendimeve për dëme, duke krijuar një mekanizëm që garanton kompensimin e nevojshëm dhe ndihmon palët e dëmtuara të rifitojnë normalitetin e jetës apo biznesit të tyre.

Shiko të gjitha përgjegjësitë

Sigurimet Inxhinierike

Një ngjarje e papritur gjatë ndërtimit ose montimit mund të sjellë humbje financiare dhe vonesa në realizimin e projektit. Sigurimet inxhinierike shërbejnë për të mbrojtur financiarisht projektin nga dëmet materiale dhe përgjegjësitë ndaj palëve të treta që mund të lindin gjatë çdo faze të punimeve. Këto sigurime mbulojnë rreziqet që vijnë nga fenomenet natyrore, aksidentet teknike, dëmtimet gjatë punës, gabimet njerëzore dhe përdorimi i makinerive, duke garantuar vazhdimësinë e projektit dhe kontrollin e kostove të papritura. Përmes tyre, investitori, ndërtuesi dhe kontraktori shmangin humbje të mëdha financiare dhe sigurojnë përfundimin e projektit sipas planit.