Sigurimi i Përgjegjësive

Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Pronës?

Sigurimi i Pronës është një element kyç i sigurisë financiare, si për individët ashtu edhe për bizneset. Ai garanton mbrojtje ndaj rreziqeve të paparashikuara si zjarri, përmbytjet, vjedhja apo dëmtime të tjera, duke minimizuar humbjet financiare dhe duke siguruar vazhdimësinë e aktivitetit tuaj. Me zgjidhjet e duhura të sigurimit, investimi juaj mbetet i mbrojtur në çdo situatë.

Kontaktoni me ne

Mëso më shumë

Produktet

Sigurimi i Përgjegjësisë Publike

Sigurimi i Përgjegjësisë Publike është krijuar për të mbrojtur individët dhe bizneset nga pretendimet financiare që mund të lindin si pasojë e dëmtimeve trupore ose pasurore të shkaktuara ndaj personave të tretë, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre prodhuese, ndërtuese apo shërbyese, brenda ose përreth ambienteve të siguruara. Kjo formë sigurimi ofron mbështetje financiare dhe ligjore, duke garantuar kompensimin e palëve të dëmtuara dhe duke reduktuar ndjeshëm rrezikun financiar për të siguruarin.

Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale

Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale ofron mbrojtje financiare dhe ligjore për profesionistët në rastet kur, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre profesionale apo ofrimit të këshillimit, u shkaktojnë pa dashje dëmtime shëndetësore ose pasurore palëve të treta. Ky sigurim mbulon pretendimet për dëmshpërblim që mund të lindin si pasojë e gabimeve, neglizhencës apo mangësive profesionale, duke kontribuar në ruajtjen e stabilitetit financiar dhe reputacionit profesional të të siguruarit.

Sigurimi i Përgjegjësisë së Produktit

Sigurimi i Përgjegjësisë së Produktit ofron mbrojtje financiare për bizneset ndaj pretendimeve që mund të lindin si pasojë e dëmtimeve trupore ose pasurore të shkaktuara palëve të treta nga produktet e prodhuara, importuara ose të hedhura në treg. Ky sigurim mbulon përgjegjësinë ligjore të prodhuesve, tregtarëve dhe administratorëve, duke i mbrojtur ata nga pasojat financiare që mund të vijnë nga defektet apo përdorimi i produkteve. Duke u siguruar ndaj përgjegjësisë së produktit, bizneset reduktojnë ndjeshëm rrezikun financiar dhe forcojnë besueshmërinë e tyre në treg, duke garantuar vazhdimësinë e aktivitetit dhe mbrojtjen e reputacionit të tyre.

Sigurimi i Përgjegjësisë për Hotele & Restorante

Kjo policë sigurimi është konceptuar për të mbrojtur pronarët dhe administratorët nga rreziqet që lidhen drejtpërdrejt me veprimtarinë e përditshme, duke garantuar mbulim të plotë për përgjegjësitë që mund të lindin ndaj klientëve dhe palëve të treta. Sigurimi ofron mbrojtje ndaj dëmtimeve fizike të ndërtesës, si edhe ndaj përgjegjësisë publike që rrjedh nga ushtrimi i aktivitetit hotelier dhe gastronomik, duke ju ndihmuar të përballoni çdo situatë të paparashikuar pa cenuar stabilitetin financiar dhe reputacionin e biznesit tuaj.

Sigurimi i Përgjegjësisë së Punëdhënësit

Sigurimi i Përgjegjësisë së Punëdhënësit ofron mbrojtje financiare për bizneset në rastet kur punëdhënësi është i detyruar të kompensojë punonjësit e dëmtuar ose trashëgimtarët e tyre, në rast vdekjeje, si pasojë e aksidenteve të ndodhura gjatë orarit dhe në vendin e punës. Ky sigurim zbatohet pavarësisht nëse dëmi ka ardhur si rezultat i neglizhencës së punëdhënësit apo jo, duke reduktuar ndjeshëm rrezikun financiar dhe ligjor për kompaninë. Polica kontribuon në garantimin e sigurisë së punonjësve dhe në ruajtjen e stabilitetit financiar të biznesit, duke krijuar një mjedis pune më të mbrojtur dhe më të besueshëm.

Sigurimi i Detyrueshëm i Pronarit / Përdoruesit të Pajisjeve dhe Instalimeve nën Presion

Ky sigurim mbulon dëmet pasurore dhe/ose dëmtimet trupore që mund t’u shkaktohen palëve të treta si pasojë e aksidenteve të pajisjeve dhe instalimeve nën presion, për të cilat pronari ose përdoruesi mban përgjegjësi ligjore për dëmshpërblim. Polica siguron mbrojtje financiare dhe ligjore ndaj pretendimeve që mund të lindin nga përdorimi i këtyre pajisjeve në kuadër të veprimtarisë ekonomike. Ky sigurim përbën detyrim ligjor, në përputhje me VKM Nr. 268, datë 02.05.2024, “Për miratimin e kategorive të operatorëve ekonomikë që kanë në pronësi ose administrojnë pajisje apo instalime nën presion dhe që i nënshtrohen detyrimit për t’u pajisur me kontratë sigurimi të përgjegjësisë civile”.